Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Derbi i xhiros mes Dritës dhe Prishtinës zhvillohet të mërkurën prej orës 15:00 në Gjilan. Kampionia në fuqi, Drita, është lidere me 57 pikë, pesë më shumë se Ballkani i vendit të dytë. Prishtina ka rënë në vendin e katërt me 45 pikë dhe rrezikon të mbetet jashtë garave evropiane në edicionin e ardhshëm. Për të dy skuadrat pikët vlerësohen me peshë të madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë mërkurën prej orës 15:00 janë edhe ndeshjet Llapi – Prishtina e Re dhe Malisheva – Gjilani.
Llapi – Prishtina e Re është “derbi” i fundit të tabelës. Llapi është i parafundit me 33 pikë, ndërsa Prishtina e Re e fundit me 28 pikë. Këto dy pozita në fund dërgojnë në kategorinë e dytë. Ndërkohë Malisheva – Gjilani është ndeshje “për Evropë”.
Gjilani është i pesti me 44 pikë dhe ende në garë për vendin e tretë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Të enjten janë dy ndeshje po ashtu shumë të rëndësishme: Drenica – Ballkani, Ferizaj – Dukagjini.