Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Të mërkurën gjysmëfinalja e Kupës mes Dritës e Prishtinës

Gjysmëfinalja e Kupës mes Dritës e Prishtinës

Drita e Prishtina përballen të mërkurën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja zhvillohet në fushën me bari artificial në Gjilan nga ora 15:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drita është lidere e Superligës dhe vlerësohet favorite në ndeshjen e parë. Por Prishtina udhëton për rezultat sa më të favorshëm, që në ndeshjen e kthimit, pas dy javësh, të jetë në pozitë sa më të mirë për ta siguruar finalen.

Te Prishtina debuton Arsim Thaqi, që të dielën u zyrtarizua në postin e trajnerit. Në fakt për Thaqin është vetëm kthim te Prishtina.

Gjysmëfinalja tjetër është mes Llapit dhe Drenicës. Zhvillohet të enjten nga ora 15:00 në Podujevë.

Llapi po garon për mbetje në Superligë, ndërsa aktualisht është në zonën që dërgon në kategorinë e dytë. Ndërkohë Drenica është lidere në Grupin A të Ligës së Parë. 

Fituesja e Kupës së Kosovës kualifikohet për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.