Përzgjedhësi i Polonisë në futboll, Jan Urban, ka vlerësuar lart Shqipërinë. Por Urban ka theksuar se Polonia ndaj Shqipërisë synon fitore për të siguruar finalen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Urban ka theksuar të mërkurën në konferencë se Polonia e ka planin për të arritur sukses ndaj kuqezinjve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolonia e pret Shqipërinë të enjten mbrëma në Varshavë, në ndeshjen që luhet nga ora 20:45.
“Ne e kemi një plan për këtë ndeshje. Kemi pasur shumë kohë për ta analizuar Shqipërinë dhe për t’i shikuar lojtarët e saj individualisht. Nuk mund të flas për specifikat e planit të ndeshjes. Pres duel të hapur, pavarësisht se Shqipëria është përfaqësuese e fokusuar në mbrojtje. Në ndeshjet e fundit që i kemi pasur me Shqipërinë, kemi hasur në probleme. Është skuadër shumë stabile që e ka një përzgjedhës për tre vjet dhe është normale të jetë e organizuar dhe t’i shfrytëzoj në maksimum përparësitë që i ka”, ka deklaruar përzgjedhësi i Polonisë, 63-vjeçari Urban.
Me përzgjedhësin Urban, në konferencë ishte edhe mesfushori i Feyenoordit, Jakub Moder.
Edhe Moder pret ndeshje të vështirë me Shqipërinë, por beson në arritjen në Botëror.
“Nuk do të jetë lehtë si gjithmonë. E rëndësishme është ta gjejmë rrugën e duhur për t’u përballur me kundërshtarin. Pasi e kemi analizuar aspektin taktik, kemi plan të mirë dhe besoj se do të dalim fitues nga kjo ndeshje dhe të avancojmë në finale. Ka presion dhe nuk mund të shmangesh nga kjo. Por ne jemi gati mendërisht për këtë ballafaqim”, deklaroi Moder.
Fituesi i ndeshjes Poloni – Shqipëri luan në finale me përfaqësuesen më të suksesshme nga dueli Ukraina – Suedia. Vetëm fituesi siguron biletën për Botërorin që këtë vit mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.