Futboll

Te Rubin Kazani thonë se Daku është i shtrenjtë

Mirlind Daku

Presidenti i Rubin Kazanit, Marat Safiullin, ka folur për mundësinë e shitjes së sulmuesit të Shqipërisë, Mirlind Daku, në një të ardhme të afërt. Presidenti i klubit elitar të Rusisë ka thënë se Daku nuk do të shitet lirë.

“Ai ka kontratë edhe një vit me ne. Ka oferta për ta blerë, por është i shtrenjtë. Pothuajse të gjithë lojtarët tanë janë rritur në çmim, përfshirë edhe Dakun. Klubet si në Spanjë ashtu edhe Itali po tregojnë interesim për të”, ka thënë Safiullin për “Business Online”. 

Daku iu bashkua Rubin Kazanit në korrik të vitit 2023. Për klubin rus ka luajtur 58 ndeshje, ndërsa ka shënuar 21 gola dhe ka kontribuar me 12 asistime.

Ai me Rubin Kazanin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 7 milionë euro.