Te skuadra irlandeze, Shelbourne, do të mundohen që disfatën e minutës së fundit nga Shkëndija e Tetovës në Shkup ta kthejnë në motivim për duelin ndaj Dritës, që zhvillohet të enjten mbrëma.
Kështu ka thënë trajneri Joey O’Brien të mërkurën në konferencën për shtyp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShelbourne – Drita luhet të enjten nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së tretë në Ligën e Konferencës.
“Kemi lënë tri pikë prapa në Maqedoni. Kështu që kjo është mundësi që të dalim në fushë dhe të fitojmë në Dublin para tifozëve tanë. Është mundësi shumë e mirë për ne. U kam thënë djemve që ta shfrytëzojmë atë vuajtje kundër Shkëndijës në mënyrë që të mos e përsërisim të njëjtën gjë të enjten mbrëma. Por, lojtarët duhet ta kuptojnë se ajo që e kemi lënë prapa, nuk na jep të drejtën të mendojmë se do të kemi natë të lehtë. Nuk do të jetë fare e lehtë, kjo është e sigurt”, ka deklaruar O’Brien.
Shelbourne e ka vetëm një pikë pas dy xhirove.