Futboll

Të shtënat me armë ndalin në gjysmë intervistën e Coutinhos

Të shtënat me armë ndalin në gjysmë intervistën e Coutinhos

Moment paniku ka pasur në qendrën stërvitore të Vasco da Gamas të mërkurën, pasi janë dëgjuar të shtëna me armë në momentin kur po intervistoheshin disa lojtarë të skuadrës braziliane. 

Në mesin e tyre ishte edhe Philippe Coutinho, ish-futbollisti i Interit, Espanyolit, Liverpoolit, Barcelonës, Bayern Munichut, Aston Villas e Al Duhailit. 

Incidenti ndodhi kur mediumi brazilian “Globo” po intervistonte lojtarët e klubit brazilian në qendrën stërvitore, afër lagjes “Cidade de Deus”, në perëndim të Rio de Janeiros. 

VIDEO:

 

 

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, janë dëgjuar shumë të shtëna. Distanca nuk dukej të ishte e largët. 

Coutinho dhe lojtarët e tjerë kanë reaguar të qetë ndaj kësaj situate. Coutinho madje ishte duke folur për muzikën e tij të preferuar. 

Lojtarët janë munduar ta ruajnë qetësinë, por është vërejtur shqetësimi i tyre.

VIDEO: