Situata rreth Erik ten Hagut te Bayer Leverkuseni po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Tekniku holandez po përballet me kritika të shumta, duke përfshirë ato brenda klubit. Klubi po refuzon që ta përkrah publikisht trajnerin dhe këto janë sinjale të qarta kundër 55-vjeçarit, ka shkruar “Kicker” të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe nënkampioni gjerman tashmë ndiejnë se kanë gabuar me Ten Hagun, shkruan gazeta e madhe gjermane.
Ish-trajneri i Manchester Unitedit erdhi si zëvendësues i Xabi Alonsos. Nga Leverkuseni janë larguar lojtarët më të rëndësishëm.
Leverkuseni në xhiron e parë të Bundesligës pësoi 2:1 nga Hoffenheimi. Të shtunën luajti 3:3 me Werder Bremenin, ndonëse kishte një lojtar më shumë prej minutës së 63-të dhe kishte epërsi 2:0 e 3:1.
Në Gjermani po rriten zërat për një shkarkim të menjëhershëm të Ten Hagut.