Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e francezit Leny Yoro, në ndeshjen miqësore ndaj Rangersit.
“Për herë të parë, pas vetëm një stërvitjeje, është një paraqitje shumë e pjekur nga Yoro. Kjo është ajo që ne pamë. Është mirë ta kesh atë. Ai është një qendërmbrojtës shumë i ri dhe i talentuar”, deklaroi të dielën Ten Hag, shkruan “The Guardian”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYoro luajti në pjesën e parë për Unitedin në ndeshjen ndaj Rangersit dhe pati paraqitje pozitive.
Holandezi ka folur edhe rreth së ardhmes së mesfushorit Scott McTominay. Ai deklaroi se skocezi është lojtar i rëndësishëm për Unitedin.
“Ne kemi lojtarë shumë të mirë, kështu që ata gjithmonë do të kenë interesime nga skuadrat tjera. Nëse shënoni dhjetë gola në një sezon dhe luani shumë mirë për Skocinë, do të ketë interesime. Ne duam ta mbajmë në fakt. Ai është një lojtar shumë interesant”, ka thënë Ten Hag.