Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kualifikohet Real Madridi, Vinicius Junior shënon për tjetër fitore

Real Madrid

Vinicius Junior ishte sërish protagonist te Real Madridi në ndeshje ndaj Benficas.
Pasi e shënoi golin e fitores në Lisbonë, ylli brazilian shënoi edhe të mërkurën në “Santiago Bernabeu” për fitoren 2:1 të Real Madridit.

Dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:1, Real Madridi ka avancuar nga plejofi në një të tetën e finales së Championsit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ashtu si pritej, ndeshja ishte e zjarrtë dhe e tensionuar. 

Rafa Silva shënoi për Benfican në minutën e 14-të për epërsinë 1:0.
Në minutën e 16-të madrilenët e barazuan rezultatin në 1:1. Aurelien Tchouameni ishte realizator. Ndeshja më pas ishte shumë interesante. Kishte raste të mira në të dy anët, por goli i radhës u shënua në minutën e 80-të.

Vinicius Junior shënoi gol të bukur me goditje të saktë nga zona për 2:1. Ai shkoi te flamuri i këndit dhe bëri festën e veçantë që i parapriu tensioneve të shumta në Lisbonë. Kishte akuza për fyerje në baza racore ndaj Vini Jr.

Ai të mërkurën e ndjeu përkrahjen e madhe të tifozëve madrilenë dhe e udhëhoqi skuadrën drejt raundit tjetër të Championsit.


Vini Jr sërish me festë të veçantë, kalon Madridin në epërsi

Vinicius Junior bëri sërish festën që i parapriu rrrëmujës në ndeshjen e parë ndaj Benficas.

Braziliani në Bernabeu shënoi për 2:1 në të mirë të Real Madridit ndaj Benficas. Ai realizoi në minutën e 80-të me gjuajtje të saktë, ndërsa shkoi te flamuri i kornerit për festën e veçantë.

 


Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes së zjarrtë

Pjesa e parë e ndeshjes së zjarrtë mes Real Madridit dhe Benficas në “Bernabeu” është mbyllur 1:1. 
Rafa Silva shënoi për portugezët në minutën e 14-të, kurse Aurelien Tchouameni i barazoi shifrat dy minuta më vonë. 

Realit për pozitë jashtë loje, nga VAR-i iu anulua goli i Arda Gulerit në minutën e 32-të.


Reali barazon shpejt rezultatin

Real Madridi e ka barazuar shpejtë rezultatin me golin e bukur të shënuar nga Aurelien Tchouameni. 

Ai shënoi me plasim të bukur të topit në minutën e 16-të.  Rezultati në “Bernabeu” është 1:1.

Skuadrës madrilene iu anulua një gol. Goli i Arda Gulerit në minutën e 32-të, është anuluar për pozitë jashtë loje pas rishikimit të situatës në VAR.

 

Goli

 


Benfica shënon gol në ndeshjen e tensionuar

Benfica e ka hapur sfidën e tensionuar në “Bernabeu” me gol. 

Në minutën e 14-të, Rafa Silva shënoi nga afërsia në portën e portierit Thibaut Courtois.

 

Goli:

 


Tensione para ndeshjes në "Bernabeu"

Real Madridi dhe Benfica do të luajnë në ndeshjen kthyese të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve. 

Ndeshjen e parë e fitoi Real Madridi 1:0, me gol të Vinicius Juniorit në minutën e 50-të. 

Por, i gjithë ballafaqimi u karakterizua me incidente. Vinicius Juniori pretendoi se u fye në baza racore nga Gianluca Prestianni. 

Ka pasur shumë reagime në lidhje me këtë çështje. Prestianni mohoi se e ka fyer në baza racore, ndërsa UEFA ka hapur hetime. Prestianni është i suspenduar për këtë ndeshje. 

Real Madrid – Benfica nis në orën 21:00. 

Por, ende pa nisur ndeshja, ka pasur tensione të shumta.