Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tifozët e Rangersit pushtojnë fushën pas humbjes nga Celticu

Rangers - Celtic - tifoz

Kaos në stadiumin “Ibrox Stadium” të Glasgoëit. Tifozët e Rangersit kanë pushtuar fushën pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Skocisë nga rivali i më i madh i tyre, Celticu.

Celticu fitoi 4:2 në gjuajtje të penalltive pas 120 minutave pa gola në ndeshjen për Kupë të Skocisë.
Shikuesit e Celticut hynë të parët në fushë për të festuar kalimin në gjysmëfinale. Ata shtynë me forcë rojet e sigurisë dhe policisë për të hyrë në fushë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kundërpërgjigje, shikuesit e Rangersit të vendosur përballë, pushtuan fushën duke krijuar kaos. 
Ata hodhën fishekzjarrë në drejtim të tifozëve të Celticut. Kjo nxiti ndërhyrjen e zyrtarëve të policisë që krijuan dy vija sigurie për të parandaluar përleshjen ndërmjet tifozëve të Rangersit dhe Celticut.

Për Rangersin luajti Nedim Bajrami.

Mesfushori i Shqipërisë ishte i saktë në gjuajtjen e penalltive.