Ylber Ramadani me Leccen e kanë pësuar disfatën e tretë radhazi në Serie A.
Lecce të premten mbrëma u mposht 2:1 në shtëpi nga Cagliari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi xhiros së katërt të kampionatit italian.
Vendësit kaluan në epërsi në minutën e pestë me golin që e realizoi Tiago Gabriel.
Andrea Belotti i barazoi shifrat në minutën e 33-të.
Italiani Belotti e realizoi edhe golin e fitores për mysafirët në minutën e 71-të.
Ramadani luajti deri në minutën e 73-të te Lecce kurse Medon Berisha ishte në bankën e rezervistëve.
Për Cagliarin ishte fitorja e dytë radhazi. Ka edhe një disfatë dhe një barazim.
Lecce është në pozitën e fundit me vetëm një pikë.
Cagliari e zë vendin e pestë me shtatë pikë.