Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër humbje për Mallorcan e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi

Mallorca ka vazhduar me ecurinë negative të rezultateve. Mallorca të shtunën e regjistroi disfatën e katër radhazi në kampionat. 

Mallorca u mposht në shtëpi nga Real Sociedadi me rezultatin 1:0 në ndeshjen e cila i takoi javës së 26-të të La Ligas. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, që ka 16 gola këtë edicion e kompletoi ndeshjen. 

Mesfushori spanjoll, Carlos Soler, ia siguroi fitoren Sociedadit me golin që e realizoi në minutën e 36-të. 

Mallorca mbetet në pozitën e 18-të me 24 pikë. Është duke luftuar për mbijetesë. 

Sociedadi e zë vendin e shtatë me 35 pikë.