Toma kontribuoi me dy asistime në fitoren 3:2 të St. Gallenit ndaj Lausannes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 20-të të elitës së futbollit zviceran.
Fillimisht 25-vjeçari Toma asistoi te goli i barazimit për 1:1 në minutën e 11-të.
Më pas asistimin e dytë e bëri te goli i fitores për 3:2 në minutën e 72-të.
Ai luajti deri në minutën e 81-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Toma në 34 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat krahas shtatë asistimeve ka edhe tri gola të shënuar.
Albert Vallçi ishte në bankën rezervë te St. Galleni.
Ndërsa te Lausanne qendërsulmuesi Alban Ajdini në lojë u inkuadrua nga minuta e 63-të.
St. Galleni ka 29 pikë në vendin e shtatë.
Lausanne ka dy pikë më shumë dhe renditet në pjesën e epërme të tabelës.