Futboll

Pulisiq e bën Milanin lider

Cristian Pulisiq

Kapiten i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christian Pulisiq, ka qenë vendimtar në fitoren e Milanit ndaj Torinos me rezultat 3:2. Pulisiq u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të, ndërsa shënoi dy gola brenda dhjetë minutave për fitore e madhe të Milanit.

Ai realizoi golin për 2:2 në minutën e 67-të, kurse në minutën e 77-të shënoi golin e fitores për 3:2.

Golin për 2:1 e shënoi Adrien Rabiot në minutën e 24-t.

Torino ishte në epërsi 17 minutat e parë me golin e Nikola Vlasiqit në minutën e 10-të nga penalltia dhe Duvan Zapatas në minutën e 17-të. Por më pas Milani shënoi tri gola për fitoren 3:2.
Ardon Jashari mbeti në stol, kurse ndeshjen te Torino e kompletoi Kristjan Asllani.
Me firore, Milani është bërë lider me 31 pikë sa ka edhe Napoli.
Torino është i 16-ti me 14 pikë.


Milani ngushton epërsinë e Torinos

Milani ka ngushtuar në 2:1 epërsinë e Torinos.

Golin për Milanin e realizoi francezi, Adrien Rabiot në minutën e 24-t.


Torino ia shënon Milanit dy gola për 17 minuta

Milani ka pësuar dy gola brenda 17 minutave në ndeshjen ndaj Torinos. 

Ndeshja po luhet në Torino dh ei takon xhiros së 14-të të Serie A italiane.

Golin e parë Torino e shënoi nga penalltia në minutë ne 10-të. I saktë nga pika e bardhë ishte Nikola Vlasiq, derisa shtatë minuta më vonë për 2:0 realizoi Duvan Zapata.

 

Golat: