Futboll

Torres: Do të doja të luaja me Williamsin

Ferran Torres

Ferran Torres dhe Nico Williams janë bashkëlojtarë te Përfaqësuesja e Spanjës. Së shpejti pritet të bëhen bashkëlojtarë edhe te skuadra e Barcelonës. Torres është pjesë e Barçës nga viti 2022.

Për Williamsin ka kohë që raportohet se do t’i bashkohet gjigantit katalunas në afatin kalimtar të kësaj vere. Torres në një intervistë për “MundoDeportivo” deklaroi se ka dëshirë që me Williamsin të luajë edhe te Barça.

“Nuk kam folur me të. U takuam në Ibiza, por preferojmë të mos flasim për këtë. Të gjithë lojtarët më të mirë duan të vijnë në ekipet e mëdha dhe Barça është njëra prej tyre. Nuk e di çfarë do të ndodhë. Ne kemi luajtur tashmë së bashku në ekipin përfaqësues do të doja të luaja me të edhe te Barça”, ka thënë Torres.

Williams luan për skuadrën e Athletic Bilbaos. Ai me Bilbaon ka kontratë deri në verën e vitit 2027.