Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tottenhami lëshon sërish pikë

Tottenham

Pas humbjes në Premier League nga Manchester City dhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës nga AZ Alkmaari, Tottenhami ka lëshuar pikë sërish.

Skuadra londineze në shtëpi barazoi 2:2 të dielën në xhiron e 28-të të elitës angleze me Bournemouthin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mysafirët krijuan epërsi prej dy golave, por nuk e mbajtën atë deri në fund.

Marcus Tavernier në minutën e 42-të dhe Evanilson në minutën e 65-të i shënuan golat për Bournmouthin.

Ndërkohë në minutën e 67-të dhe të 84-t, për Tottenhamin realizuan Pape Matar Sarr dhe Heung-Min Son.

Tottenhami pas 28 ndeshjeve ka 34 pikë, kurse Bournemouthi me 44 pikë është afër zonës që dërgon në kupat evropiane për edicionin tjetër.