Futboll

Tottenhami prezanton Tudorin

Igor Tudor

Tottenhami e ka prezantuar kroatin Igor Tudor si trajner të ri të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

Ai e zëvendëson në këtë post të shkarkuarin Thomas Frank.

Frank u shkarkua ditë më parë, ndërsa e la ekipin në pozitën e 16-të në Premier League.

“Është nder t’i bashkohem këtij klubi në një moment të rëndësishëm. E kuptoj përgjegjësinë që e kam dhe fokusi është i qartë. Ka shumë kualitet në këtë skuadër dhe detyra ime është ta organizoj atë”, ka thënë ndër të tjera Tudor pas prezantimit.

Tottenhami do të garojë edhe në plejofin e Championsit, ndërsa ndeshja e parë e Tudorit do të jetë ndaj rivalit, Arsenalit, më 22 shkurt.

Tudori së fundmi ishte trajner te Juventusi, por u shkarkua pas rezultateve jo të kënaqshme.