Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trajneri i Baselit e sheh Shaqirin si opsion për Zvicrën

Xherdan Shaqiri

Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur Xherdan Shaqiri njoftoi tërheqjen e tij nga Përfaqësuesja e Zvicrës pas Kampionatit Evropian në Gjermani. Megjithatë, pas sezonit të tij të shkëlqyer të kaluar, në të cilin ai pothuajse i vetëm udhëhoqi Baselin drejt titullit dhe Kupës së Zvicrës, zëra të shumtë bënë thirrje për rikthimin e futbollistit ofensiv te Zvicra.

Në fund të fundit, kjo nuk ndodhi – pjesërisht sepse marrëdhënia midis përzgjedhësit Murat Yakin dhe Shaqirit konsiderohet e ftohtë. Për më tepër, paraqitja e 34-vjeçarit në edicionin aktual është larg nivelit të cilin e kishte në edicionin e kaluar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Young Boysit të shtunën, në kuadër të Superligës së Zvicrës, trajneri i Baselit, Stephan Lichtsteiner, u pyet se cilët lojtarë të ekipit që drejton beson se kanë cilësinë për të luajtur për ekipin e Zvicrës. 

Ish-kapiteni i Zvicrës sheh disa kandidatë.

“Sipas mendimit tim, ne qartë kemi lojtarë që mund të jenë interesantë për ekipin përfaqësues. Dominik Schmid, Beçir Omeragiq dhe, në planin afatgjatë, Giacomo Koloto janë kandidatë”, tha Lichtsteiner. 

Ai më pas shtoi. “Edhe Xherdan Shaqiri”.

Lichtsteiner në përgjithësi ka lëvdata të larta për Shaqirin, i cili luajti 125 ndeshje me fanellën e Zvicrës.

“Shaqiri mund të mos ketë shumë gola e asistime sa zakonisht në ndeshjet e fundit - por kjo nuk është vetëm për shkak të tij. Mbajtja e topit në mesfushë dhe kryerja e një pasimi të mirë para fundit janë gjithashtu jashtëzakonisht të rëndësishme për ne”, shpjegon ish-futbollisti i disa skuadrave evropiane. 

Mbetet për t’u parë nëse Shaqiri do të kthehet në formacionin titullar për Baselin kundër Young Boys.

Ai ishte vetëm në stol në ndeshjen e fundit kundër Winterthur.