Trajneri turk i futbollit, Engin Firat, ka vdekur të hënën pas një sulmi në zemër që e pësoi në aeroportin e Stambollit.
Ai e pësoi sulmin derisa po kthehej në shtëpi nga Libani. Firat vdiq në moshën 55-vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKarriera e Firatit nisi në vitin 2002 si asistent te Fenerbahçe. Më pas punoi edhe në Gjermani e Kore të Jugut. Ishte edhe në Iran dhe disa vende të tjera, ndërsa e kaloi edhe një periudhë si drejtor sportiv i Vllaznisë së Shkodrës. Prej vitit 2019 deri në vitin 2021 ishte selektor i Moldavisë. Më pas e ka drejtuar edhe Keninë, kurse së fundi ishte trajner i skuadrës Nejmeh në Liban.
Sa ishte trajner i Moldavisë dha disa deklarata që bënë bujë në Kosovë.
“Kemi probleme politike me Kosovën. Ne nuk mund të luajmë në Kosovë e Kosova nuk mund të luajë në Moldavi”, kishte thënë Firat më 3 mars 2020, pasi ishte tërhequr shorti për Ligën e Kombeve.
Ndeshja Moldavi – Kosovë ishte zhvilluar në Parma të Italisë më 3 shtator 2020. Më pas në Prishtinë, Kosova kishte fituar 1:0 ndaj Moldavisë.
Firat megjithatë kishte shumë respekt për Kosovën.
“Jam shumë i sigurt se Kosova do të luajë në Kampionatin Evropian, pasi do t’i kalojë kundërshtarët që i ka në plejofin e Ligës së Kombeve. E them këtë për shkak se ka shumë cilësi në ekip dhe nuk shoh probleme për Kosovën, ndonëse këto ndeshje i luan në udhëtim. Është shumë e shpejtë në kundërsulme dhe ndëshkon kundërshtarin në gabimin më të vogël”, kishte deklaruar Firat për KOHËN më 2 shtator 2020.
Kosova nuk ishte kualifikuar në Euro 2021.