Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Transfere, garë e fortë për transferimin e Royalit

Emerson Royal

Juventusi, Milani dhe Bayern Muencheni janë në garë për transferimin e mbrojtësit të Tottenham Hotspurit, Emerson Royal.

25-vjeçari ua ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës angleze se dëshiron të largohet gjatë verës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tottenhami po shpreson që t’i fitojë 20 milionë euro nga shitja e brazilianit.

Royal, pjesë e Tottenhamit është prej vitit 2021 ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ekipit anglez iu bashkua nga Barcelona për 25 milionë euro. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Real Betisi dhe tek Atletico Mineiro në Brazil.

Royal në të gjitha garat e edicionit aktual ka luajtur 24 ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol. Për Brazilin i ka zhvilluar dhjetë ndeshje.