Mbrojtësi Leard Sadriu, që luan për klubin nga Rumania, Arges Pitesti, është duke u kërkuar nga tri skuadra.
Mediumi rumun “GSP.ro” ka shkruar se kampioni i Bullgarisë, Levski Sofia, ekipi nga Kina, Wuhan Three Towns, dhe skuadra ruse, Baltika Kaliningrad, janë të interesuara për mbrojtësin kosovar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë afatit kalimtar dimëror për Sadriun shprehu interesim edhe një ekip i nivelit të dytë në Gjermani.
Sadriu ka pasur një sezon të mirë me skuadrën e Argesit.
25-vjeçari shënoi tri gola në 41 paraqitje në të gjitha garat. Sadriu ishte prej mbrojtësve kryesor tek Argesi.
Ai tek Argesi u transferua verën e kaluar si lojtar i lirë. Sadriu luan si qendërmbrojtës por edhe si mbrojtës i krahut të majtë.
Ai me Përfaqësuesen e Kosovës ka dy ndeshje të zhvilluara.