Përveç Bolognas dhe Veronës, në garë për shërbimet e Ardian Ismajlit ka hyrë edhe skuadra e Torinos.
Kështu ka raportuar të premten mediumi “Tuttosport”, që ka shkruar se Ismajli vlerësohet si përforcim i duhur për ekipin e drejtuar nga trajneri Marco Baroni.
Një tjetër arsye për interesimin e reprezentuesit të Shqipërisë, është se Ismajli mund të transferohet si futbollist i lirë pasi i skadon kontrata në verë.
28-vjeçari Ismajli luajti në 31 ndeshje me Empolin në edicionin e kaluar.
Por, skuadra e tij nuk arriti që ta sigurojë mbijetesën në Serie A. Empoli e mbylli sezonin në vendin e 18-të me 31 pikë.
Ismajli ka luajtur për grupmoshat U21 të Shqipërisë dhe Kosovës.
Një ndeshje miqësore e pati edhe me Kosovën A.
Më pas vendosi ta veshë fanellën “kuqezi”.
Me Shqipërinë ka 45 paraqitje dhe tri gola të shënuar.