Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do t’i bartë ndeshjet e Kupës së Botës larg qyteteve, të cilat ai mendon se janë të pasigurta.
Shtatë qytete të SHBA-së do të jenë nikoqir të ndeshjeve të Botërorit me 48 ekipe. Organizator të Kupës së Botës janë edhe Kanadaja dhe Meksika.
Në SHBA do të organizohen 78 nga 104 ballafaqime, përfshirë edhe finalen.
FIFA është organizatore e turneut dhe tashmë i ka caktuar qytetet.
Por ende është e paqartë nëse Presidenti Trump e ka autoritetin për të bërë ndryshime të tilla, ndonëse ai ka marrëdhënie të mira me kreun e FIFA-s, Gianni Infantinon.
“Gjithçka do të jetë e sigurt në Kupën e Botës”, u ka thënë Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Nëse unë mendoj se nuk është, do ta zhvendosim në një qytet tjetër”.
Në SHBA, ndeshjet do të luhen në Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami, New York/New Jersey, Philadelphia, San Francisco dhe Seattle.
Turneu i Botërorit 2026 nis më 11 qershor dhe mbaron më 19 korrik.