Futboll

Tudor: Zhegrova po punon shumë

Edon Zhegrova

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, është paraqitur të premten në konferencë për media para ndeshjes ndaj Atalantas.

Juve të shtunën nga ora 18:00 e pret Atalantan në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Serie A.

47-vjeçari Tudor ka folur për gjendjen aktuale të skuadrës. Është pyetur edhe për sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai tha se Zhegrova po punon shumë që të tregojë formën më të mirë.

Sulmuesi i krahut luajti pak minuta të shtunën e kaluar në barazimin 1:1 të Juventusit kundër Veronas . U paraqit disa minuta edhe në barazimin 4:4 të Juves ndaj Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

“Francisco Conceiçao nuk ndihet në formën më të mirë dhe do ta vlerësojmë nesër. Edon Zhegrova po punon shumë për të arritur formën më të mirë. Kemi shumë mundësi në sulm dhe kjo mund të jetë gjë e mirë për ekipin. Jonathan David dhe Lois Openda janë dy mundësi të mira gjithashtu dhe po i njohim më shumë çdo ditë”, u shpreh kroati Tudor.