Mbrojtësi David Hancko u shpall të hënën mbrëma futbollisti më i mirë i Sllovakisë për vitin 2025. Hancko luan për Atletico Madridin prej verës së kaluar, ndërsa më parë ishte te Feyenoordi.
28-vjeçari është prej pikave të forta të Sllovakisë, për të cilën tashmë i ka 57 paraqitje e shtatë gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHancko ka thënë se e çmon trofeun e fituar, por ka shtuar se do ta ndërronte atë me vend të Sllovakisë në Kampionat Botëror.
Për t’iu afruar Botërorit, Sllovakia fillimisht të enjten duhet ta mposhtë Kosovën në Bratislavë. Hancko e di që ndeshja ndaj Kosovës nuk është e lehtë. Madje për forcën e Kosovës ai ka folur me bashkëlojtarin tek Atletico Madridi, portierin e njohur slloven, Jan Oblak.
Kosova e Sllovenia ishin në grup në kualifikimet e rregullta, ndërsa “Dardanët” ishin më të suksesshëm me një fitore e një barazim.
“Selektori Francesco Calzona na kujton që Kosova ka skuadër më të vlefshme se ne, në kuptimin e vlerës në treg. Kosova ishte në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, kurse përfundoi e dyta. Kemi folur shumë për këtë me bashkëlojtarin tim në klub, sllovenin Jan Oblak. Përfundimisht nuk do të jetë kundërshtar i lehtë dhe kemi ndeshje të vështirë përpara”, ka thënë Hancko për faqen zyrtare të federatës sllovake, të martën.
Atij nuk i pëlqen fakti që sfida vendoset me një ndeshje. Finalja e plejofit është menjëherë më 31 mars dhe fituesi i finales shkon në ngjarjen globale. Përballë Kosovës apo Sllovakisë do të jetë Turqia apo Rumania.
“Tashmë kam përvojë nga ‘finalet’ që vendosen në një ndeshje. Nuk janë gjithnjë më të bukurat, shpesh gjëra të vogla vendosin. Kemi disa stërvitje vendimtare para ndeshjes me Kosovën. Besoj se do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me ndihmën e tifozëve tanë të shkëlqyer, do t’ia dalim”, ka thënë David Hancko.
Ai të dielën e kompletoi ndeshjen ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. Këtë edicion i ka 26 paraqitje në La Liga dhe kjo dëshmon për nivelin që ka si mbrojtës.