Futboll

Unitedi mposht Sunderlandin e Xhakës

Granit Xhaka kundër Man. Utd

Granit Xhaka me Sunderlandin kanë pësuar disfatë 2:0 nga Manchester Unitedi të shtunën. 
Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Premier Leagues. 
Unitedi të dy golat i realizoi në pjesën e parë. 

Mason Mount në minutën e tetë e realizoi golin e parë kurse Benjamin Sheshko në minutën e 31-të shënoi për 2:0. 

Unitedi u kthye te fitorja pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Brentfordi me rezultatin 3:1. 
Ndërkohë për Sunderlandin ishte disfata e parë pas katër ndeshjeve pa humbje. 

Kapiteni Xhaka e kompletoi ndeshjen. 

Unitedi ka dhjetë pikë kurse Sunderlandi ka një pikë më shumë. Të dyja skuadrat renditen në mesin e tabelës.