Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka konfirmuar fillimin e negociatave për rinovimin e kontratës. Mbrojtësi holandez Van Dijk ka deklaruar se do të vijë koha kur tifozët do të njoftohen me vazhdimin e kontratës.
“Bisedimet janë duke vazhduar me njerëzit e duhur për kontratën time të re në Liverpool. Kur të jetë koha për të marrë një vendim, do t’i dini të gjitha. Por tani angazhimi im i plotë dhe fokusi i plotë është vetëm te Liverpooli, për të qenë të suksesshëm këtë sezon të gjithë së bashku”, ka thënë holandezi Van Dijk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata aktuale e 33-vjeçarit me klubin anglez përfundon në verën e vitit të ardhshëm.