Ruud van Nistelrooy e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Leicesteri në Premier League.
Trajneri holandez shënoi fitore 3:1 në ndeshjen debutuese kundër West Hamit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Leicesterin gjërat shkuan mirë që në fillim. Jamie Vardy shënoi që në minutën e dytë.
Teksa West Hami kërkonte barazimin, Leicesteri në mënyrë dinake ia doli të realizonte edhe dy gola.
Epërsinë e dyfishoi Bilal El Khannoussi në minutën e 61-të, ndërsa për 3:0 shënoi Patson Daka në minutën e 90-të.
Mysafirët arritën ta shënonin golin e nderit në minutat shtesë përmes Niclas Fullkrug.
Me fitore Leicesteri është në vendin e 15-të me 13 pikë, ndërsa West Hami i 14-ti me 15 pikë.