Futboll

Vazhdon bashkëpunimi i Ballkanit me Clujin

Valentin Serebe

Valentin Serebe

Ballkani dhe Cluji në të kaluarën kanë transferuar lojtarë të njëri-tjetrit.

Dhe bashkëpunimi ka vazhduar edhe të premten.

Ballkani prezantoi transferimin e qendërsulmuesit Valentin Serebe, i cili ishte i huazuar nga Cluji te Ballkani në edicionin e kaluar. Tani është kompletuar transferimi i futbollistit që i shënoi dy gola në 12 ndeshje në edicionin e kaluar. Ai ishte huazuar në janar të këtij viti.

Serebe nga Bregu i Fildishtë, ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“22-vjeçari do të jetë armë shtesë e jona drejt objektivave për edicionin e ri të Superligës, sikurse edhe në kualifikimet evropiane”, ka shkruar ndër të tjera Ballkani.

Ballkani në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të luajë ndaj Florianas së Maltës apo Haverfordwestit të Uellsit.

Aktualisht, te Cluji luajnë ish-at e Ballkanit, Lindon Emërllahu e Meriton Korenica.