Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp të thirrur ditë më parë për situatën te Real Madridi, presidenti Florentino Perez në mes shumë akuzash, kishte përmendur edhe titujt në La Liga.
Presidenti i Real Madridit kishte thënë se gjatë kohës së tij janë fituar shtatë tituj të La Ligas, por ishte dashur të ishin 14-të. Ai ka bërë akuza se shtatë tituj të tjerë “i janë vjedhur”, duke e drejtuar gishtin kah Barcelona, për rastin “Negreira”, që lidhet me gjyqtarë në elitën spanjolle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi përgatitur një video ku tregohet se 18 pikë janë vjedhur nga ne këtë sezon”, ka vazhduar akuzat Perezi.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i mesfushorit të Barcelonës, Fermin Lopez.
“Ajo që ka thënë Florentino Perez nuk mund të jetë e vërtetë sepse kanë luajtur Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez. Është e pamundur që Barcelona t’i ketë vjedhur titujt e ligës”, ka deklaruar Fermin Lopez në një intervistë dhënë për “Que Thi Jueges”, shkruan “Goal.com” të shtunën.
Barcelona e fitoi titullin në këtë edicion pas fitores 2:0 në “El Clasico” ndaj Real Madridit, të dielën e kaluar.
Barcelona e festoi titullin e 29-të në histori të klubit.