Drejtori sportiv i Portos, Jorge Costa, ka vdekur të martën në moshën 53-vjeçare pas një arresti kardiak. Këtë e ka bërë të ditur gjiganti portugez në faqen zyrtare.
“Në këtë kohë pikëllimi të madh, Porto shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Jorge Costas, miqve të tij dhe të gjithë atyre që ndanë momente të paharrueshme me të. Ai ndikoi breza të tërë tifozësh dhe u bë një simbol i madh i Portos. Trashëgimia e Jorge Costas do të jetojë përgjithmonë në kujtesën e të gjithë tifozëve të Portos. Nuk do të harrohesh kurrë, Kapiten”, ka shkruar klubi nga Portugalia.
Si drejtor sportiv te Porto, Costa, punoi nga vera e vitit të kaluar.
Costa si futbollist ka luajtur për kohë të gjatë te Porto. Zhvilloi 324 ndeshje ku kontribuoi me 20 gola dhe pesë asitime.