Futboll

Malisheva shënon tjetër fitore me Berishën në krye

m

Malisheva ka regjistruar tjetër fitore me trajnerin Elon Berisha në krye të skuadrës. 

Malisheva e fitoi edhe ndeshjen e katërt rresht të shtunën. 

Pas fitoreve në Superligën e Kosovës ndaj Prishtinës dhe Ferizajt, të dyja në udhëtim, dhe pas suksesit në Kupën e Kosovës në udhëtim te Trepça, Malisheva në “Liman Gegaj” fitoi ndaj Drenicës 2:0. 

Ky ballafaqim i takoi xhiros së 16-të të elitës së futbollit kosovar. 

Dy golat e fitores për malishevasit i shënoi mbrojtësi i krahut të majtë, Arlind Veliu. 

Veliu golat i shënoi në minutën e dytë dhe të 10-të. 

Në minutat shtesë te Drenica direkt me të kuq u përjashtua nga loja portieri Kenan Haxhihamza. 

Malisheva mbetet në pozitën e katërt me 25 pikë, kurse Drenica mbetet në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit, me 17 pikë.


Malisheva shkon në pushim me epërsi prej dy golave

Me dy golat e Arlind Veliut, Malisheva ka shkuar në pushim me epërsi 2:0 ndaj Drenicës. 

Ndeshja e xhiros së 16-të e Superligës së Kosovës po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. 

Veliu shënoi në minutën e dytë dhe të 10-të.


Tjetër gol nga Veliu

Arlind Veliu ka shënuar tjetër gol për Malishevën, në ndeshjen ndaj Drenicës. 

Mbrojtësi i krahut të majtë, Veliu, për 2:0 realizoi në minutën e 10-të.


Veliu e kalon në epërsi Malishevën

Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës në ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës. 

Ndeshja po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. 

Golin për 1:0 e shënoi Arlind Veliu në minutën e dytë.