Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studimi: Darka e pashëndetshme ndikon drejtpërdrejt në gjumë dhe ushqimin e mëngjesit tjetër

gjume

Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Granadës dhe i publikuar në revistën “European Journal of Nutrition” ka zbuluar se ushqimi që konsumojmë në darkë mund të ndikojë jo vetëm në cilësinë e gjumit, por edhe në zgjedhjet ushqimore që bëjmë mëngjesin e ditës pasuese.

Sipas studiuesve, ekziston një lidhje e dyanshme mes ushqimit dhe gjumit, raportoi të enjten Euronews.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vakti i mbrëmjes ndikon në gjumë, ndërsa gjumi ndikon në zakonet e mëngjesit ditën tjetër”, thuhet në studim.

Për të analizuar këtë raport, studiuesit monitoruan për 14 ditë burra dhe gra me obezitet në kushte reale jetese. Pjesëmarrësit regjistruan vaktet e tyre, veçanërisht darkën dhe mëngjesin, ndërsa gjumi i tyre u mat përmes pajisjeve speciale dhe sensorëve të gjumit.

Rezultatet treguan se darkat e pasura me kalori, yndyra, kolesterol, alkool, mish të kuq dhe ushqime të skuqura lidhen me cilësi më të dobët të gjumit. Në anën tjetër, vaktet që përmbanin më shumë karbohidrate, vaj ulliri dhe peshk të yndyrshëm u shoqëruan me gjumë më cilësor.

Megjithatë, autorët e studimit theksojnë se bëhet fjalë për një studim vëzhgues, ndaj nuk mund të provohet drejtpërdrejt lidhja shkak-pasojë.

Studimi evidentoi gjithashtu se cilësia e gjumit ndikon në mënyrën e të ushqyerit të nesërmen. Personat që flinin më keq kishin tendencë të konsumonin më shumë sheqer dhe më pak fibra në mëngjes, ndërsa ata që flinin më gjatë kishin zakone më të shëndetshme ushqimore.

Po ashtu, njerëzit që zgjoheshin më vonë konsumonin më shumë kalori gjatë mëngjesit.

Sipas studiuesve, darka, gjumi dhe mëngjesi krijojnë një cikël të ndërlidhur, ku ndryshimet e vogla në një prej tyre mund të ndikojnë në të tjerat. Ata besojnë se këto gjetje mund të ndihmojnë në të ardhmen në zhvillimin e strategjive më efektive për parandalimin dhe trajtimin e obezitetit.