Futboll

Vëllezërit Zeneli shkëlqejnë në fitoren e Elfsborgut

Arbër Zeneli - Besfort Zeneli

Vëllezërit Arbër e Besfort Zeneli, kanë shkëlqyer të dielën në fitoren e thellë të Elfsborgut në elitën e futbollit suedez. 

Elfsborgu fitoi 5:1 në shtëpi ndaj Osterit në ndeshjen e xhiros së 27-të të “Allsvenskan” të Suedisë. 

Arbëri asistoi në golin për 1:1 në minutën e pestë, ndërsa Besforti asistoi në golin për 2:1 në minutën e 13-të. 

Të dy golat i shënoi sulmuesi Taylor Silverholt. 

Vëllai i madh, Arbëri, u përkujdes për rezultatin 3:1, me golin që e shënoi një minutë pasi nisi pjesa e dytë. 

Arbëri, që në këtë sezon ka dy gola e po aq asistime, luajti deri në minutën e 78-të. Ndërkohë Besforti, që ka dy gola e tetë asistime në këtë edicion, e kompletoi ndeshjen. 

Elfsborgu ka 40 pikë dhe zë vendin e tetë.