Fituesja në fuqi e Kupës së Amerikës, Argjentina, dhe fituesja e Kampionatit Evropian, Spanja, do të luajnë në “Finalissima” në vitin e ardhshëm, në edicionin e katërt të ndeshjes ndërkontinentale.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 27 mars në “Lusail Stadium” të Katarit.
Lajmi është bërë zyrtar të enjten.
“Finalissima” është luajtur edhe në tri raste të tjera.
Argjentina kishte triumfuar në vitin 1993 dhe 2022, ndërsa Franca e kishte fituar ngjarjen inauguruese në vitin 1985.
Argjentinasit kanë kujtime të mira në “Lusail Stadium”, pasi triumfuan në finale të Kupës së Botës para tre vjetësh ndaj Francës.
Më vonë e kishte fituar edhe Kupën e Amerikës, duke e mposhtur në finale Kolumbinë.
Ndërkohë, Spanja triumfoi në “Euro 2024” në Gjermani. E mposhti Anglinë në finale.