Qëkur u kthye te Baseli, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer me gola e asistime. Në ligat më të forta evropiane, vetëm dy yje të futbollit janë paraqitur më mirë se ai në dy edicionet e fundit.
Në mesin e gushtit të vitit 2024, Baseli njoftoi për kthimin e Shaqirit, 12 vjet pas kalimit të tij te Bayern Munichu.
Fituesi i dy Ligave të Kampionëve dhe futbollisti me 125 paraqitje për Zvicrën, i realizoi 18 gola dhe pati 21 asistime në edicionin e kaluar kur Baseli e fitoi titullin e parë në tetë vjet. Baseli e fitoi edhe Kupën e Zvicrës, falë paraqitjeve të shkëlqyera të 34-vjeçarit.
Edhe pse në këtë edicion Baseli nuk ka paraqitje të mira, mediumi “Nau.ch” ka shkruar se nuk është faji i Shaqirit. Në 23 ndeshje të ligës, Shaqiri ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 10 asistime.
Më mirë se 34-vjeçari në top-pesë ligat evropiane janë Harry Kane dhe Kylian Mbappe.
Përderisa Shaqiri në dy vjetët e fundit ka pasur përfshirje në 59 gola, aq sa ka pasur edhe Mohamed Salah, Mbappe ka qenë i përfshirë në 61 gola, ndërsa Kane në 63 gola.
Baseli në këtë fundjavë luan të dielën ndaj Luganos.