Futboll

Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

Tifozi - Arouca

Skuadra e futbollit, Arouca, luajti 1500 kilometra larg Portos, ku e ka selinë, në kuadër të xhiros së 15-të të kampionatit të Portugalisë. 

Luajti kundër Santa Claras në Ishujt Azore që janë në pjesën veriore të Atlantikut. Në udhëtimin shumë të gjatë, Arouca barazoi pa gola. Dhe mori pikë të vlefshme në garën për mbetje në elitën portugeze. Aroucan në ishujt në mes të oqeanit, për ku fluturimi zgjat katër orë, e përcolli vetëm një tifoz. 

Ndeshjen tifozi e shikoi i vetëm. Por ajo që ndodhi pas ndeshjet fitoi simpatinë e shumë njerëzve. Të gjithë lojtarët e Aroucas shkuan dhe e përshëndetën dhe u përqafuan me tifozin e veçantë.
Videoja e këtij momenti është shpërndarë shumë.