Futboll

Vinicius shënon supergol me të jashtmen

Vinicius Junior

Vinicius Junior e ka kaluar në epërsi Real Madridin në ndeshjen si mysafir ndaj Levantes.

Brazilian shënoi supergol me të jashtmen, duke e lënë portierin pa gjasa.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e gjashtë të La Liga-s.

VIDEO:

Mbappe shënon dy gola në fitoren e thellë të Realit

36 min. më parë / 23 sht 2025 23:26
Real Madrid

Kylian Mbappe ka vazhduar me gola në La Liga të Spanjës. Mbappe shënoi dy gola në fitoren e thellë 4:1 te Realit kundër Levantes në udhëtim të martën mbrëma.

Ndeshja Levante – Real Madrid i takoi javës së gjashtë të elitës së Spanjës. Për Realin ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura këtë edicion.

Golin e parë e shënoi Vinicius Junior në minutën e 28-të, derisa për 2:0 realizoi Franco Mastantuono në minutën e 38-të. 

Etta Eyong në minutën e 54-t ngushtoi në 2:1 epërsinë e Realit, derisa më pas Mbappe shënoi dy gola të shpejtë për rezultatin përfundimtar, 4:1. Fillimisht francezi shënoi nga penalltia për 3:1 në minutën e 64-t, derisa dy minuta më vonë shënoi golin e dytë personal dhe të shtatin këtë edicion nga gjashtë ndeshje. 

Vetëm ndaj Mallorcas, Mbappe nuk ka shënuar gol.