Mesfushori Vitinha u zgjodh lojtari më i vlefshëm i ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe PSG-së.
Skuadra parisiene fitoi me rezultatin 1:0, falë golit të shënuar nga Ousmane Dembele në fillim të ndeshjes.
Por, portugezi që aktivizohet te skuadra franceze, çmimin ia ka dhënë yllit të Italisë, portierit Gianluigi Donnaruma.
“MVP-ja i vërtetë”, ka shkruar Vitinha në një postim të bërë në Instagram, me foton bashkë me portierin italian.
“Në Francë kanë harruar ta përmendin se ai është më i miri në botë. Ai bëri dy pritje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar ish-legjenda e Italisë dhe Milanit, Alessandro Costacurta pas ndeshjes, shkruan “Football-Italia” të mërkurën.