Futboll

Vlera 30-milionëshe e Fisnik Asllanit

as

Faqja e specializuar për transferimin dhe vlerën e futbollistëve, “transfermarkt”, këtë javë ka bërë përditësim. 

Dhe rritje të jashtëzakonshme të çmimit ka pasur Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës. 

Asllani, që aktivizohet te Hoffenheimi, ku janë edhe dy lojtarët e tjerë të Kosovës, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, nga 12 milionë euro tani kushton 30 milionë euro. 

Për Asllanin ka pasur raportime se janë shumë skuadra të njohura evropiane të interesuara. Janë përmendur edhe skuadra si Bayern Munich, Dortmund e Barcelona. 

23-vjeçari ka tri gola të shënuar me Kosovën në 12 paraqitje, ndërsa në Bundesligë i ka shtatë gola e tri asistime.