Mbrojtësi i krahut të djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda, nuk ka ndërruar kampionat.
Ka mbetur në Serie A, por ka ndryshuar skuadër. Të shtunën, Vojvoda është transferuar te skuadra e Udineses nga Como.
31-vjeçari pati paraqitje shumë të mira me Comon në sezonin e përfunduar, dhe e siguroi Ligën e Kampionëve. Por, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë tek Udinese. 31-vjeçari i ka 75 paraqitje me Kosovën, ndërsa nga Como largohet pas një viti e gjysmë.
Për katër edicione e gjysmë luajti te skuadra e Torinos.
Vojvoda ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2028. Transferimi i tij është kompletuar për 1.6 milionë euro, sipas mediumeve italiane.
Vojvoda hapat e parë në futboll i mori te Maastrichti në Holandë, ndërsa më pas u transferua te Standard Liege në Belgjikë. Në kampionatin belg karrierë bëri edhe te Sint-Truideni dhe Mouscroni. Ndërkohë, në Gjermani ka luajtur për Carl Zeiss Jenan.
Edhe
Udinese ofron 1 milion euro për Vojvodën
Vojvoda ka bërë përvojë të madhe në kampionatin elitar të Italisë. I ka zhvilluar 168 ndeshje, ndërsa ka kontribuuar me pesë gola e 17 asistime.
Ai i ka 12 paraqitje edhe me Shqipërinë U21.
“Përshëndetje tifozë të Udineses. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të ju shoh. Forca Udinese!”, ka deklaruar Vojvoda për faqen zyrtare të klubit.