Skuadra e Marseilles i pëlqen futbollistët e Lillet, dhe kjo u dëshmua me transferimin e Timothy Weahs që është huazuar nga Juventusi, dy vjet pasi u largua nga skuadra e Edon Zhegrovës, Lille.
Nga Lille, Marseille e kishte transferuar edhe Angel Gomesin.
Ka pasur raportime së fundmi se Marseille i dëshiron edhe shërbimet e Zhegrovës, sulmuesit të Kosovës.
Për këtë çështje në konferencën për shtyp të enjten, ka folur edhe Weah, që u prezantua te klubi i ri dhe i njohur francez.
“A do ta luajë agjentin e fshehtë për ta bindur atë të vijë te Marseille? Natyrisht! Por, nuk mendoj se do të ketë nevojë. Trajneri, zyrtarët e klubit, presidenti, janë shumë të mirë! Ata janë të këndshëm, e ndjen se janë duke folur nga zemra. Për këtë arsye u binda të vijë këtu. Mendoj se kur ata të flasin me të, 100 për qind do të jetë te Marseille”, ka deklaruar Weah, shkruan “Footmercato” të enjten.
Lille dëshiron 15 milionë euro, plus pesë milionë euro të tjera bonuse për Zhegrovën, i cili ka edhe një vit kontratë me këtë skuadër.
Zhegrova nuk ka luajtur prej gjysmës së muajit dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të lëndimit të muskujve aduktor.