Kampanja e dobët e West Hamit në Premier League ka vazhduar me humbje në udhëtim te Leedsi të premten mbrëma.
Me humbjen 2:1, West Hami e shënoi startin më të dobët të edicionit në 52 vjet.
Ishte humbja e tretë rresht nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Nuno Espirito Santo, i cili e zëvendësoi Graham Potterin në muajin shtator.
West Hami në këtë edicion e ka vetëm një fitore kundër Nottingham Forestit, kur Nuno ishte në krye të asaj skuadre.
“Ka shumë probleme në klubin tonë për fat të keq. Nuk duhet të fshihemi prapa këtyre problemeve. Të gjithë duhet të besojnë dhe të bëjnë më shumë për të qenë në pozitë më të mirë”, ka deklaruar portugezi.