Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka flet pas humbjes turpëruese

Granit Xhaka

Granit Xhaka e ka pranuar se Sunderlandi u dënua pas gabimeve të bëra, në mbrëmjen e vështirë në “Stadium of Light” ndaj Nottingham Forestit. 

“Macet e zeza” u mposhtën 5:0 në shtëpi, duke e pësuar njërën prej humbjeve më të thella. Ndeshja i takoi xhiros së 34-t të Premier Leagues. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni Xhaka e kompletoi ndeshjen, por ka mbetur shumë i dëshpëruar me paraqitjen. 

“Është shumë e vështirë, natyrisht. Në këtë nivel, nëse bën gabime, dënohesh. Dhe ne u dënuam në mënyrën më të keqe. Duhet të jemi të sinqertë për këtë. Ne nuk i kemi menaxhuar momentet e mira. Kur kundërshtarit i jep vetëbesim, sidomos në këtë ligë, të dënon. Pesë gola janë të papranueshme për ne, por ne lojtarët duhet të marrim përgjegjësi. Sezoni është maratonë, nuk është sprint. Ne kemi pasur sezon të mirë deri tani, por gjithnjë e kemi ditur se është rrugë e gjatë. Do të ketë ngritje e ulje, padyshim, por është mënyra se si do të reagojmë”, ka deklaruar Xhaka për faqen zyrtare të Sunderlandit pas ndeshjes. 

Sunderlandi në mesin e tabelës i ka 46 pikë pas 34 ndeshjeve të luajtura.