Pas paraqitjes pozitive ndaj Nottingham Forestit, Granit Xhaka ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së gjashtë të Premier Leagues.
Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSunderlandi të shtunën fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Nottinghamit, ndërsa asistimin në golin e vetëm e bëri Xhaka. Ai bërë asistim të bukur.
33-vjeçari Xhaka është kapiten i skuadrës së Sunderlandit.
Mesfushori shqiptar ka tri asistime këtë edicion në kampionatin anglez.
Sipas “SofaScore”, edhe Medon Berisha është pjesë e formacionit më të mirë të javës së pestë në Serie A.
Berisha, që luan për Leccen, asistoi në barazimin 2:2 të dielën ndaj Bolognas.
21-vjeçari Berisha ka një asistim në katër ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion.