Futboll

Xhemaili angazhohet si analist në televizionin zviceran

Blerim Xhemaili

Blerim Xhemaili

Ish-futbollisti i njohur, Blerim Xhemaili, është punësuar si ekspert i futbollit në televizionin zviceran “Blue Sport”. 

Xhemaili do t’i komentojë ndeshjet e klubeve zvicerane në garat evropiane. 

Baseli, Young Boysi dhe Lausanne janë ekipet zvicerane që këtë edicion janë pjesë e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës. 

Pos Xhemailit edhe ish-futbollisti, Michael Lang, është angazhuar si ekspert. 

39-vjeçari Xhemaili ka karrierë të pasur si futbollist. Ka luajtur në skuadra si Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna e Zurich.

Për Përfaqësuesen e Zvicrës i zhvilloi 69 ndeshje. I realizoi 11 gola.