Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë

Cmimet e naftes, derivateve - benzina

Foto: Driton Paçarada

Është shtrenjtuar për dy centë çmimi i naftës për litër, krahasuar me të dielën.

Bazuar në çmimin maksimal të publikuar nga Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës të martën është 1.52 euro për litër, i benzinës 1.39 euro ndërkaq gazi 0.60 euro për litër.

Të dielën e të hënën çmimi i naftës ishte 1.50 euro për litër, benzina 1.39 euro për litër dhe gazi 0.61 euro  për litër.

Çmimet e derivateve kanë nisur të rriten sërish pas prishjes së marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do ta kthejnë bllokadën për anijet që shkojnë drejt apo dalin nga portet e Iranit.

Presidenti Donald Trump ka sugjeruar se mund të vendosë taksë prej 20 për qind për të gjitha mallrat që kalojnë përmes kësaj ngushtice nga kjo e martë.

Çmimi i naftës u rrit ndjeshëm pas njoftimit të Trumpit. Nafta “brent” u shtrenjtua për 7.1 për qind, ndërsa ajo amerikane për 7.2 për qind. Të dyja prekën nivelin më të lartë që nga 15 qershori.

May be an image of text that says