Skuadra elitare e futbollit zviceran, Lausanne, i është bashkuar Young Boysit, Baselit, Luganos dhe Servettes, duke u eliminuar nga Liga e Konferencës.
Për ish-futbollistin e Zvicrës, Blerim Xhemailin, kjo nuk ishte befasi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk jam i befasuar që Lausanne është eliminuar nga Sigma Olomouc. Liga e Çekisë është më e mirë se e jona”, ka deklaruar Xhemaili për “Blue Sport”.
Ai ka thënë se elita helvetike është e mbivlerësuar për shkak të sukseseve që ka Përfaqësuesja e Zvicrës.
Në kampionatin elitar të Zvicrës luajnë edhe shumë futbollistë shqiptarë. Ka edhe reprezentues të Kosovës.