Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhemaili realizon gol për PSV-në në fitoren 7:0, në ndeshjen e pazakontë

Riola Xhemaili

Futbollistet e PSV Eindhovenit janë bërë të parat që kanë kaluar në Kupën e Holandës, pas fitores 7:0 ndaj Jong PSV-së, që është ekipi i rezervisteve. Në mënyrë që të parandalohet një finale e tillë në Kupë, është vendosur që këto skuadra të përballen më herët në këtë garë.

I njëjti rregull ishte edhe në edicionin e kaluar të Kupës, kur Ajaxi ishte përballur me ekipin e rezervisteve në çerekfinale. Fitorja e ekipit të parë nuk u vu për asnjë moment në dyshim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për 31 minuta, PSV-ja krijoi epërsi prej pesë golave, ndërsa në pjesën e dytë i shënoi edhe dy të tjerë. Riola Xhemaili e hapi serinë e golave pas shënimit me goditje me kokë në minutën e 12-të.

Për të ishte goli i parë në Kupë, ndërsa në kampionat, ka gjashtë gola të shënuar e katër asistime. Ajaxi, PSV-ja dhe Twente luftojnë për titull kampioni.