Riola Xhemaili ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në fitoren e Zvicrës kundër Çekisë. Zvicra e mposhti Çekinë me rezultat të thellë, 4:1, në miqësoren e luajtur në Winterthur të enjten.
Xhemaili shënoi golin për 1:0 në minutën e 24-t, kurse asistoi për rezultatin 2:1 në minutën e 42-të.
Ajo u zëvendësua në minutën e 66-të.
Për Zvicrën ishte miqësorja e fundit para Evropianit që e organizon vet. Evropiani zhvillohet nga 2 deri më 27 korrik.
Zvicra hap Evropianin me ndeshjen kundër Norvegjisë më 2 korrik. Në grup me Zvicrën janë edhe Islanda dhe Finlanda.
Ndërkohë, fitore të enjten ka shënuar edhe Suedia. Suedia mposhti kundërshtaren e parë të Zvicrës, Norvegjinë me rezultat 2:0. Kapitenia Asllani luajti deri në minutën e 62-të për Suedinë.